Si të hapni llogari në Dukagjinibooks:

Nëse doni të porosisni online fillimisht duhet të krijoni një llogari si përdorues i Dukagjinibooks, për të cilën ju nevojitet shumë pak kohë, e gjitha çka duhet të bëni është të klikoni tek “Regjistrohu” dhe të shënoni të dhënat tuaja në hapësirat përkatëse që ju kërkohen.

tuaja në hapësirat përkatëse që ju kërkohen. Ndërsa, nëse keni porositur edhe më herët në Dukagjinibooks, vetëm sigurohuni që jeni të kyçur me llogarinë tuaj ekzistuese dhe nuk keni nevojë t’i shënoni të dhënat përsëri.

Si të ndryshoni fjalëkalimin:

Nëse keni harruar fjalëkalimin e llogarisë suaj ekzistuese në Dukagjinibooks, atëherë ju vetëm klikoni tek “Kyçu”, shënoni email-in të cilin e keni përdorur për të krijuar llogari dhe pasi t’a keni shënuar email-in, shihni më poshtë ku shënon “Keni harruar fjalëkalimin?” dhe klikoni aty, e më pastaj do t’a pranoni një email me fjalëkalim të ri.

* Sqarim Kur krijoni llogari në Dukagjinibooks nuk kërkohet të lini fjalëkalimin e email-it tuaj personal, ju mund të përdorni email-in e njejtë por me fjalëkalim tjetër, për shembull: 14141414.

Adresa juaj e transportit

Gjatë plotësimit të të dhënave kur jeni duke bërë porosi, ju kërkohen dy lloje të adresave:

  • Adresa e transportit - që do të thotë se ku do të dërgohet porosia
  • Adresa e faturimit - që do të thotë se kush do t’a bëjë pagesën për porosinë

Këto dy adresa mund të jenë të njëjta poashtu. Gjithashtu, keni mundësi që t’i ruani disa adresa të ndryshme, dhe pastaj gjatë bërjes së porosisë ju vetëm zgjedhni njërën nga adresat e ruajtura më parë.

Kohëzgjatja dhe mënyrat e transportit:

  • Kosovë: Porosia arrin tek ju brenda 24 – 48 orëve.
  • Shqipëri & Maqedoni: Porosia arrin tek ju mbrenda 5 ditë pune.
  • Ndërsa për shtete të tjera ju lutem na kontaktoni në: info@dukagjinibooks.com

Çmimi i transportit :

Çmimet e transportit sipas shtetit:

Për Kosovë:

  • Për porosi ne vlerë më të vogël se 19.99€,transporti kushton 1.00€
  • Për porosi me vlerë mbi 20.00€ transporti është falas.

Për Shqipëri dhe Maqedoni:

  • Për porosi me vlerë më të vogël se 29.99€, transporti kushton 5€.
  • Për porosi me vlerë madhe se 35€, transporti kushton 3€.
  • Për porosi me vlerë më të madhe se 50€, transporti është falas.

Ndërsa për shtete të tjera ju lutem na kontaktoni në info@dukagjinibooks.com

Ju mund të zgjedhni një nga dy mënyrat e pagesës për porosinë tuaj:

  • Paguani me para në dorë, aty për aty, në momentin kur ju pranoni porosinë tuaj
  • Transfer bankar

Ndërrim produkti

Ndërrimet e produkteve bëhen brenda 24 orëve pas blerjes, vetëm në raste kur produkti ka ndonjë defekt shtypi apo dëmtim të ngjajshem. Ku në këtë rast me po të njejtën vlerë (aq sa ka kushtuar produkti) apo mbi (duke e shtuar vlerën diferencë për pagesë) ju duhet të zgjedhni për ndërrim një produkt tjetër.

Rimbursimet

Rimbursimet bëhen vetëm në rast të ndonjë gabimi në porosi nga ana e Dukagjinibooks. Në rast që pagesa është bërë me para në dorë, rimbursimi do të jetë i tillë. Në qoftë se pagesa është bërë me transfer bankar, rimbursimi do të jetë poashtu i tillë.

Mundësi bashkëpunimi

Dëshironi të filloni bashkëpunim me ne, atëherë ju lutem na shkruani në info@dukagjinibooks.com